Vijon të tronditet vendi nga aksidentet rrugore.
Pak më parë mësohet se një tjetër aksident është regjistruar në Librazhd.
Të dhënat e para raportojnë për përplasjen e makinave ku si pasojë janë plagosur rëndë 5 persona.
Të dëmtuarit ishin pasagjerë tek makinat që u përplasën dhe ata u dërguan menjëherë në spitalin e Përrenjasit ku dhe morën ndihmën e parë.
Ndërkohë informacionet paraprake bëjnë me dije se dy nga të dëmtuarit më rëndë janë dërguar në spitalin e Elbasanit.
Në vendin e ngjarjes policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.