Një aksident ka ndodhur pak më parë në Lushnje ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka vdekur një pasagjerja Mirela Sokollari, 42 vjeç, nga Berati.
Gjithashtu, mësohet se janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe shtetasja M.S, 51 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë dyshohet se shkak i këtij aksidenti të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.
Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i policisë Lushnje:
Në aksin rrugor Fier-Lushnje, shtetasi B.S, 53 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja M.S, 42 vjeçe si edhe është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit dhe shtetasja M.S, 51 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje