INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident i rëndë në Sarandë/ Automjeti humb kontrollin, vdes adoleshentja 17 vjeçare

Aksident i rëndë në Sarandë/ Automjeti humb kontrollin, vdes adoleshentja 17 vjeçare

Publikuar më: 18:51 15-03-2019

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Borsh, pranë Sarandës, ku ka humbur jetën një 17-vjeçare.

Policia e Sarandës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak:

Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, shtetasi R.Dh., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetësja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439