Një aksident ka ndodhur para pak minutash në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.
Raportohet se këmbësori është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur para pak minutash dhe ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:05, në rrugën “Ali Demi”, automjeti me drejtuese shtetasen G.S, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Drejtuesja e automjetit shtetësia G.S është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.