Tiranë humb jetën një person si pasojë e një aksidenti. Viktima është 60 vjeç dhe identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vaqarr ku mjeti që shkaktoi aksidentin ishte i tipit “Mitsubishi”. Automjeti që shkaktoi aksidentin po lëvizte drejt Ndroqit dhe është gjetur i braktisur në fshatin Vishnje.
Menjëherë policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, shtetasin 45 vjeçar Fatos Halili, i cili e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.