Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në Velipojë.
Mësohet se një makinë ka përplasur keq këmbësorin.
Bëhet fjalë për shtetasin Bujar Bujaj, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Sakaq, janë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/ Informacion Paraprak
Me date 21.03.2019 rreth orës 18:50, jemi njoftuar se në plazh Velipojë, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin M. L. banues në Velipojë, ka aksidentuar me pasoje vdekje shtetasin B. B. vjeç 40, banues Velipoje.
Drejtuesi i mjetit do shoqërohet për në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme
Në vendgjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.