Një akisdent me një të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Maliq-Korçë.
Policia ka bërë të ditur se një automjet nga dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Devoll, e si pasojë drejtuesi i mjetit, Gjergji Elmazi 24 vjeç ka ndërruar jetë.
Polumbarët të mbërritur nga Tirana gjetën trupin e pajetë të të riut.
Ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të bllokimit në makinë.
Dyshimet e para janë se i riu ka humbur kontollin e automjetit, e si pasojë ka rënë në lum.
Njoftimi i Policisë:
Informacion paraprak
Më datë 29.11.2018, rreth orës 03:45, në aksin nacional Maliq-Korçë, tek ura në dalje të Maliqit, një automjet veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, por për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e mjetit.
Pritet ardhja e polumbarëve.