INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident i rëndë, viktima e të plagosur në...

Aksident i rëndë, viktima e të plagosur në...

Publikuar më: 13:44 20-03-2016

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fushë-Milot. Një makinë është futur me shpejtësi në tregun e gjësë së gjallë në Milot dhe fatkeqësisht i ka marrë jetën dy shtetasve Llesh e Dila Marku, përkatësisht, 70 dhe 68 vjeç. I pari humbi jetën në vend, ndërsa Dila nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Numri i të plagosurve nuk është konfirmuar zyrtarisht, por mendohet se janë 8 të lënduar. Të plagosurit janë nisur menjëherë drejt spitalit të Laçit dhe të Tiranës. Drejtuesi i automjetit ishte një person invalid, që nuk kishte patentë.

Pas kësaj ngjarjë të rëndë menjëherë ka ardhur njoftimi i Policisë :

“Rreth orës 10:30 njoftohemi se në Fushë Milot një drejtues mjeti invalid dhe pa leje drejtimi i identifikuar si Pashk Vokri duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 120 NI ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina është futur në tregun e Milotit".

Drejtuesi i mjetit Pashk Vokrri, 58 vjeç, është shoqëruar menjëherë nga forcat policore. 

  

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607