Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Drejtuesi i një automjeti tip 'Ford' ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarsen, si pasojë e goditjes së fortë automjeti ka përfunduar përmbysë dhe shoferi jashtë i shtrirë në rrugë.
Pas kësaj dhe dy automjete të tjera kanë humbur drejtimin dhe janë përplasur me njëra tjetrën.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Intv, fatmirësitë ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.
Policia ka arritur në vendngjarje për të hetuar mbi aksidentin.
Megjithatë aksidenti i sjell një rëndim të trafikut në të dyja krahët e autostradës dhe në rrugën dytësore duke shënuar dhe radhë kilometrike.
WhatsApp Video 2018-07-30 at 11.11.32 from Intv.al on Vimeo.