Një aksident masiv ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike, ku drejtuesi i një automjeti Benz me targa AA 272 RB ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 10 makina të tjera, të cilat ishin të parkuara.
Sipas informacionit të gazetares Jerola Zijaj, si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit Benz, Kreshnik Lilaj, i cili u dërgua në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (Ora news)