Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në fshatin Trebisht të Bulqizës, që ndodhet në kufi me Maqedoninë. Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital. Mësohet se automjeti ka rënë në një greminë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Janë zbardhur dhe identitete e personave që ishin në makinë tip opel. Gentjan Sula quhet i plagosuri i moshës 27 vjeç, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Dibrës së madhe të Madhe në Maqedonisë.
Kanë humbur jetën:
Azem Karabrahimi, 21 vjeç banues në fshatin Ostren
Elena Bajrami, rreth 32 vjece, banuese në fshatin Tuçep
Musa Nuredini, rreth 55 vjeç
Grupi hetimor në vend ngjarje po punon për zbardhjen e ngjarjes.