Një shqiptare ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e një aksidenti me makinë.
Ngjarja ka ndodhur në Livonia, Westland dhe raportohet se viktima është Klivja Çaçi, 25 vjeç nga Korça.
Çaçi po udhëtonte me makinën e saj dhe në përpjekje për të dalë në anën tjetër të rrugës, humbi kontrollin e automjetit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mediet amerikane raportojnë se 25 vjeçarja jetonte e vetme prej dy vitesh në Amerikë dhe kishte shkuar përmes Lotarisë Amerikane.
Trupi i së ndjerës ndodhet ende në SHBA, pasi nevojitet një shumë e konsiderueshme parash për dërgimin në Shqipëri. Në internet ka nisur një fushatë për mbledhjen e shumës së parave të nevojshme.