Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku kanë humbur jetën dy persona. Policia bëri me dije se viktimat janë të rinjtë Kejdi Halili,21 vjeç dhe këngëtari i mirënjohur Ergi Dini, 22 vjeç.
Sipas policisë,dy të rinjtë po udhëtonin me një motor pranë urës së “Bllokut” në Bulevardin “Bajram Curri”, teksa drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.
“Drejtuesi i motorit dhe pasagjeri u dërguan menjëherë në S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore. Rreth orës 21:50, kanë ndërruar jetë në Spital, si pasojë e dëmtimeve të marra”, sqaron policia. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet hetimore.