INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident me vdekje

Aksident me vdekje

Publikuar më: 08:12 28-07-2016

Tek Ura e Mifolit në Vlorë, ka ndodhur një aksident i rëndë ku ka ndërruar jetë një police.  Automjet është përplasur në një pishë, duke shkaktuar vdekjen tragjike të saj.
Bëhet fjalë për policen Refie Strumi, 33 vjeç. Aksidenti i frikshëm ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, kohë kur policia po udhëtonte me mjetin e saj tip ‘’Ford’’. I plagosur ka mbetur edhe një person.

Sqarimi i policisë për ngjarjen:
Aksidenti ka ndodhur në qëndër të fshatit Mifol pranë tregut të fshatit, ku dy shtetas duke udhëtuar me automjetin tip "Ford" me targë AA601FC, janë përplasur aksidentalisht me një pemë "pishë" dhe për pasojë shtetasja Refije Shtrumi, 33 vjeçe, banuese në Berat (Punonjëse Policie Berat)  ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa shtetasi  E.Ç., 31 vjeç, banues në Berat, ka marrë dëmtime në trup dhe ndodhet në Spitalin Rajonal. Policia po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për përcaktimin e shkaqeve të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0014581680297852