Humb jetën si pasojë e përplasjes me një furgon mallrash një 30 vjeçar që po drejtonte një motor. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mëkurës, në lagjen Kushtrimi në Vlorë. I riu me motor E. Kosova është përpalsur fatalisht nga furgoni dhe plagët kanë qënë të mëdha e për këtë asrye ai nuk mundi të mbijetojë.
Policia ka arrestuar drejtuesin e furgonit, R. Rama ndërkohë që po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.