Një aksident tragjik u regjistrua pak më parë në aksin Levan-Tepelenë.
Dy persona që udhëtonin me motorr janë përplasur keq dhe fatkeqësisht njëri prej tyre ka humbur jetën në vend, ndërsa tjetri është plagosur.
I lënduari u transportua menjëherë në Spitalin e Fierit. Policia ende nuk ka zbardhur shkaqet e aksidentit, por dyshohet se shpejtësia mund të ketë qënë tej normave të lejuara.