Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në autostradën Tiranë-Durrës. Një këmbësor po kalonte rrugën, ku është përplasur nga një automjet, që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes, pranë QTU-së, ka mbërritur ambulanca dhe policia.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Më datë 17.10.2016, rreth orës 19:05, në rrugën dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës, pranë një qendre tregtare, një automjet me targa AA 730 MP që drejtohej nga shtetasi A. M., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull, rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në moment si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.