Një makinë ka përplasur në Durrës një 72-vjeçare e cila më pas ka humbur jetën. Ngjarja fatale ka ndodhur në segmentin rrugor Shkozet-Plepa, në vendin e quajtur “Mbikalimi i trenit”. Izmir Halili, 22 vjeç duke drejtuar mjetin e tij tip Benz ka përplasur këmbësoren Z. M, 72 vjeç banuese në plazh. Ajo ka qënë duke kaluar karrexhatën nga një krah në tjetrin.
E moshuara ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Ndërsa Halili është arrestuar në akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.