Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në Himarë.
Policia thotë se riu që udhëtonte me motor tip "Hamer", ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën anësore të rrugës.
Si pasojë, i dëmtuari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Policia ka bërë identifikimin e personit dhe trupi i pajetë i përket 39-vjeçarit me inicialet K. Sh, banues në Tiranë.