Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 15-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në rrugën Korçë-Devoll.
Adoleshenti ndërroi jetë pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga dhe më pas u përplas me murin rrethues të një banese.
Makina drejtohej nga N.L dhe 15-vjeçari ishte pasagjer.
Shkak i aksidentit mendohet se ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara që ka sjellë humbjen e kontrollit të automjetit.