Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 43 vjeçar.
Aksidenti është regjistruar në aksin rrugor Lushnje-Berat, në fshatin Kashtëbardhë, ku mjeti i policisë së Komisariatit të Policisë Sarandë, me targa Policia 2244, është përplasur me një motor.
Nga kjo përplasje, është plagosur rëndë drejtuesi i motorri, shtetasi I.L, banues në fshatin Shegas, Lushnje, i cili nuk i ka rezistuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.
Prokuroria ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.