Një i ri nga Kosova është aksidentuar paraditen e sotme në “Rrugën e Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit.
Fatkeqesisht ai ka humbur jetën. Sipas informacioneve të para nga blute e qytetit rajonal, 33-vjeçari që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me trafikndarësen, e cila ka rezultuar fatale.
Raportohet se i riu nga Kosova po udhetonte per në Tiranë. Policia nuk ka bere me dije ende informacione mbi identitetin ndërsa ndodhet në vendin e ngjarjes për hetime të mëtejshme.