Drejtuesi i një automieti ka humbur jetën në aksin Luftinje-Buzë, 10 kilometra larg nga qyteti i Tepelenës.
Viktima është K. Sinomati 27-vjeç ndërroi jetë si pasojë e hemorragjisë së madhe.
Makina u rrëzua nga 50 metra lartësi nga një humnerë dhe pasagjerë ishin e ëma e viktimës V. Sinomati si dhe një e afërme, të cilat për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.