Rreth orës 8 të mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë me humbje jete. Aksidenti ndodhi në Linzë të Tiranës dhe për pasojë ka vdekur në vend drejtuesi i makinës një 24 vjeçar. Makina ka rënë nga 20 metra lartësi dhe në vendngjarja ka mbërritur policia dhe zjarrëfikësit të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e viktimës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidenti, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.