Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme, ku mjeti tip “Ford”, me targë “AA 412 FO”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit, 45 vjeccari me inicialet J.Y, ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Pogradecit. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.