Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjes në fshatin Tale të Lezhës dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Automjeti teksa ecte në rrugë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal duke I marrë jetën drejtuesit të saj E.N 32 vjeç.
Sipas të dhënave dyshohet që në automjet të ketë pasur edhe persona të tjerë pasi niveli i ujit arrin në 2 metra.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa janë njoftuar edhe polumbarët për të bërë kërkime në kanal.