Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnje. Sipas burimeve zyrtare të policisë, personi që ka humbur jetën nga ky aksident, është shtetasi Ermal Manaj, 20 vjeç. Në automjetin tip “Ford” me targa AA 444 JO, i cili është përplasur me pjesën anësore të rrugës, udhëtonin edhe 3 të rinj, të cilët kanë mbetur të plagosur. Tre të plagosurit e tjerë janë transportuar për në spital dhe mësohet se një nga vajzat ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilin lëvizte automjeti, si dhe lagështia në rrugë.