Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë – Milot, ku fatmirësisht nuk është lënduar asnjë person. Një autoveturë tip “Mercedes Benz” me targë DR 1559 E ka dalë nga rruga e ka përfunduar përmbys jashtë rruge.
Makina na forca e madhe e përplasjes, ka goditur një shtyllë elektrike 6000 volt duke e ndarë në disa pjesë. Shtylla e goditur ka këputur dhe një shtyllë tjetër e për pasojë një pjesë e zonës ka mbetur pa energji elektrike.
Aksidenti ka ndodhur pas mesnate. Ndonëse makina është dëmtuar shumë pasi aksidenti ka qenë i fortë, asnjë person nuk është paraqitur në spital thotë policia. Ndaj sipas policisë, dyshohet se personat që udhëtonin në të mund të jenë persona me probleme ose mund të kenë shkuar direkt në spitalin ushtarak Tiranë.
Kjo mbetet për t’u verifikuar në orët në vijim.