Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin Librazhd-Prrenjas, ku një mjet tip Mercedes Benz ka kaluar në korësinë e kundërt të rruges dhe është përplasur me mbrojtëset anësore të saj.
Mësohet se janë plagosur katër persona, të cilët ishin futbollistë të Librazhdit.
Bëhet fjalë për Ermir Lojkun, Klajdi Hoxhën, Funel Kushtën dhe Orgest Tockën.
Raportohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira e krijuar nga reshjet e shiut.
Futbollistët janë transportuar për në spital ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.