Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji. Ngjarja është shënuar në fshatin "Katund i Ri", ku një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin shtetasin G.H., 24 vjeç.
Sipas të dhënave të para mësohet se viktima ka qenë banor në Elbasan. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që shkakoi aksidentin me vdekje.
Informacion paraprak
Më aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin shtetasin G.H., 24 vjeç, banues në Elbasan
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.