Një aksident masiv është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës.
Në aksident janë përfshirë 5 automjete, mes tyre edhe një autobus me pasagjerë nga Kosova që vinin në Durrës për plazh. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Fllakës dhe ka shkaktuar trafik në autostradë. Deri tani nuk raportohen viktima apo të lënduar.