Këtë mëngjes një makinë ka përplasur një kalimtare e idenrifikuar si Brunilda Shuti në aksin Plepa-Kavajë.
Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Golemit, ndërsa kalimtarja ka ndërruar jetë në ambulancë, teksa po transportohej për në spital.
Bëhet me dije se gruaja ka qenë duke kaluar rrugën në një segment të ndaluar për këmbësorët në momentin që është përplasur.
Sakaq, policia në vendngjarje vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.