Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Unazën e Re.
Shkak për këtë mendohet se është bërë mungesa e ndriçimit dhe vendosja e betonave ndarës në mënyrë të ç’rregullt.
Në aksident janë përfshirë 3 automjete.
Mësohet se nuk ka asnjë të lënduar.
Problemet me trafikun në këtë zonë të Tiranës kanë filluar që nga nisja e punimeve për projektin e ‘Unazës së Re’.