Shpejtësia e lartë ka qënë arsyeja e një aksidenti në aksin rrugor Fier – Lushnje, ku fatmirësiht nuk ka përfunduar në viktima. Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në autostradën Fier-Lushnje. Ngjarja është regjistruar gjatë paradites së sotme në vendin e quajtur Vajkan, ku mjeti në të cilin udhëtonin tre personat si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Makina është përmbysur anës rrugës, në një arë. Forcat e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Të plagosurit, identitetet e te cileve nuk dihen ende, janë transportuar drejt spitalit dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.