INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident në autostradën Laç-Tiranë, vdes 50 vjeçari

Aksident në autostradën Laç-Tiranë, vdes 50 vjeçari

Publikuar më: 10:08 02-05-2016

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Laç-Tiranë, në fshatin Luz. Një automjet ka përplasur një motor tip “Scuter”, e për pasojë drejtuesi i motorit, 50-vjeçari P.Gj ka humbur jetën. Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu. Nga të dhënat paraprake mësohet se policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin. Ai është Flamur Karaj, 32 vjeç nga Mamurrasi. 32-vjeçari drejtonte makinën tip Opel me targa AA 694 JN.

Ndërkohë grupi hetimor vazhdon punën për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. Ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ndodhi si pasojë e shpejtësisë së madhe të makinës.

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652