Mbrëmjen e 22 prillit, në autostradën Tiranë- Durrës ka ndodhur një aksident i rëndë me dy të vdekur .
Aksidenti është shënuar rreth orës 22:30 minuta në afërsi të firmës”Sinani”.
Makina tip Benz me targa AA 301 AG, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur nga prapa mjetin kamion tip Man me targë koka TR9530P dhe rimorkio TR0881J me drejtues shtetasin: Sh.B. 62 vjeç, banues në Tiranë.
Nga përplasja ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, E.T. 25 vjeç, banues në Durrës i cili ishte pasagjer në mjetin tip Benz.
Shoferi i kamionit, Sh.B. ka zbritur nga mjeti i tij, për të parë se çfarë kishte ndodhur. Në këtë moment një mjet i paidentifikuar e ka goditur. Për pasojë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit tip Benz, Adriatik Bajraktari, ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Policia thotë se ndaj tij është prerë urdhër arresti. Nga deklarimi i marrë shtetasit A.B. drejtues i Nisanit ka rezultuar se në momentin pas aksidentit një mjet tip fuoristradë e zezë ka kaluar me shpejtësi dhe është përplasur me hekurat anësore të rrugës dhe nuk ka parë që ky mjet të ketë perplasur njeri. Megjithatë specialistët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që ka goditur drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. B.