Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Bulqisë ku si pasojë janë plagosur 3 persona.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 8:30 në rrugën që të çon drejt zonës D të galerive të kromit.
Një automjet i tipit Toyota, i drejtuar nga shtetasi me inicialet V.D ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.
Në automjet kanë qenë dhe 2 persona të tjerë.
Dy prej të cilëve janë sjell me helikopter drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar.