Një 57 vjeçar, mbeti i vdekur, këtë mëngjes në Divjakë, ndërsa u plagos edhe djali i tij, R.Muça.
Agim Muça po drejtonte mjetin me shumë shpejtësi, pasi ishte në ndjekje të hajdutëve që i kishin vjedhur lopën.
Mësohet se ai ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe vdiq menjëhershme. Kurse djali i viktimës u dërgua në spitalin e Lushnjës dhe po merr trajtim mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur ka rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor. Sakaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.