Një i vdekur dhe disa persona të plagosur nga një aksident në aksin rrugor Fier- Vlorë – Levan. Rreth orës 14:00 një furgon mallrash dhe një autobus me studentë është përfshirë në një aksiendt të rëndë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, ndërsa të lënduarit janë transportuar në spitalin e Fierit. Mësohet se shoferi i furgonit ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa studentë e plagosur po marrin ndihmën e parë në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se në autobus ishin 60 studentë në bord, ndërsa mësohet se 3 prej të rinjëve janë plagosur më rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në kthesën e Levanit. Ndërkohë rruga Levan- Fier është e bllokuar. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.