Një furgon që transportonte nxënës shkolle doli nga rruga dhe përfundoi në kanal ndërsa ishte duke udhëtuar. Ngjarja ka ndodhur afër fshatit Bilaj të Krujës, ku mjeti i cili transportonte rreth 30 fëmijë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Policia e Durrësit bëri me dije se “rreth orës 14:30, mjeti tip Furgon me drejtues shtetasin G.N., i cili transportonte nxënës shkolle, ka dalë nga rruga”. Sipas policisë “vetëm një nxënës ka fraktura në krah, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia pas mbërritjes në vendin e ngjarjes bëri të ditur se po punonë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.