Një 35-vjeçare ka humbur jetën në një aksident mesditën e sotme në Fushë-Krujë. Sipas të dhënave, aksidenti ndodhi në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, ku një automjet që drejtohej nga 35-vjeçarja Etleva Alushi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.
Gruaja ka humbur jetën në vend dhe trupi i pajetë i viktimës është transportuar në morg ku është bërë më pas dhe identifikimi. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.