Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari është regjistruar në orët e vona të së mërkurës në rrugën Fushë Krujë-Tiranë.
Një makinë rreth orës 22:30 të së mërkurës ka përplasur një motor ku po udhëtonte 23-vjeçari, banues në fshatin Larushk.
Mësohet se viktima i identifikuar si Laert Bami ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.
Makina e cila aksidentoi të riun është larguar nga vendngjarja ndërsa policia po vijon hetimet.