Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, pranë fshatit Lazarat.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy të moshuar një çift bashkëshortes 75 vjecari me inicialet A.S dhe 70 vjeçarja me inicialet M.S
Automjetet e përfshira në aksident janë një tip Citroen me targa AA463CE, me drejtues shtetasin N.M., dhe ai “Volksëagen” me targa AA090IO, me drejtues Vandam Mahmutajn, djalin e Gate Mahmutajt i dënuar për kundërshtim me armë të policisë gjatë aksionit në Lazarat në vitin 2014.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe hetuesisë për të mësuar më shumë mbi shkaqet e aksidentit.