Një person ka humbur jetën, dhe dy të tjerë kanë mbgetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në aksin Golem-Durrës.
Drejtuesi i makinës tip “Skoda” me targa AA621GF ka humbur drejtimin e mjetit, e më pas makina është përplasur me trafikndarësen. Fatale për drejtuesin e mjetit, një 21-vjeçarin ka qenë përplasja me një kamionçinë.
Si pasojë ka humbur jetën shoferi 21-vjeçar, ndërsa janë plagosur rëndë dy pasagjerët. Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.