Një aksident është shënuar në orët e para të ditës së sotme në kryeqytet.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Bllokut, pranë urës së Lanës.
Dy makina, një ‘Golf’ dhe një ‘Benz’ janë përplasur.
Nga përplasja e fortë, njëra prej makinave ka përfunduar në murin e ambasadës ruse në Tiranë.
Fatmirësisht drejtuesit e dy automjeteve nuk kanë pësuar dëmtime të rënda.