Një shtetas shqiptarë ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti.
Dorian Alikollari, një 30 – vjeçar i cili jetonte bashkë me familjen në Udine, u aksidentua rrugës për në Pradamano.
Sipas mediave italiane kanë qenë kalimtarët të cilët kanë njoftuar autoritetet, rreth orës 22:50 të së dielës, pasi kanë parë një makinë të përplasur pas pemës. Në vendin e ngjarjes shkuan ambulanca, forca të policisë dhe zjarrfikësja, por për të riun shqiptar nuk mund të bëhej asgjë.
30 – vjeçari, i cili udhëtonte i vetëm, mësohet se kishte marrë plagë të rënda e për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.