Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në zonën e Kamzës. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti është rrëzuar nga ura. Fatmirësisht nuk ka viktima, por ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Menjëherë forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.