INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident në Kamëz/ Nëna e vajzës kërkon të shoh për herë të fundit vajzën e saj

Aksident në Kamëz/ Nëna e vajzës kërkon të shoh për herë të fundit vajzën e saj

Publikuar më: 17:07 09-08-2018

Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në rrugën e Kamzës, i mori jetën 7-vjeçares, por edhe një 29-vjeçari që po ecte me biçikletë.

Gjithashtu, mbeti e plagosur Valbona Ndreu, si dhe vajza tjetër e mitur.

Mesohet se 29-vjeçarja punonte në një fabrikë këpucësh dhe se ditën e djeshme kishte marrë leje për të vizituar të bijat tek mjeku. Në momentin që ajo po priste të kalonte rrugën, u përplas nga makina që drejtohej nga 38-vjeçarja Rozina Koleci.

Ditën e sotme Valbona Ndreu ndodhet në pavion dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me shpirtin e copëtuar se e vogla e saj i vdiq para syve, ajo ka kërkuar që ta shohë edhe njëherë për herë të fundit vajzën e saj, që do të përcillet sot për në banesën e fundit…

Ndërkohë, po të njëjtat burime kanë bërë të ditur se vajzës tjetër 6-vjeçare, ende nuk i është bërë ndërhyrja për shkak të goditjeve të shumta që ka në kokë./gazeta shqiptare/

Article Logic
Execution time: 0.0034158229827881