Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para te mëngjesit të sotëm, në Lushnjë. Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërkohë pasagjeri ka mbetur i plagosur.
Shtetasi me iniciale V.H, 24 vjeç, banues në fshatin Halilaj, humbi kontrollin e mjetit "Fiat punto" dhe ka dalë jashtë rruge. Për pasojë 24-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa pasagjeri me iniciale L.P, 28 vjeç, banues në fshatin Pirrë, ndodhet në Spitalin e Lushnjës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.