Një aksident me vdekje ndodhi sonte në Prrenjas, me pasojë vdekjen e një shtetasi.
Viktimë e aksidentit ka mbetur 54-vjeçari Andrea Vreto, banues në këtë zonë. Sipas policisë, viktima është përplasur nga një automjet që drejtohej nga Haxhi Çollaku, kryetar i degës së PS-së lokale. Sipas informacioneve të para, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po heton për shkaqet e aksidentit të rëndë.